Zbulohen imazhet, aktorja kosovare pjesë e serialit turk ‘Istanbul’

Nora Kelmendi, është aktorja nga Peja e cila karierën e saj po e zhvillon tashmë jashtë kufijve. Fjala është për një projekt turk një serial që mban titullin ‘Istanbul’. Një projekt gjigant me aktor e regjisorë të njohur turk të cilët kanë zgjedhur edhe kosovaren Nora Kelmendi për të qenë pjesë e këtij projekti filmik. Duke qenë se serialet turke janë shumë të popullarizuara në Ballkan e në pjesën shqiptare, ky sukses i ri për Norën do të jetë kulminacioni i karierës së saj si aktore.

You might also like More from author