Zamir Mehmeti propozohet në postin e një prej drejtorëve në Telekom

Qeveria ka dorëzuar propozim deri tek Telekomi i Maqedonisë për shkarkim të anëtarëve të deritanishëm të bordit të drejtorëve, ndërsa sipas informacioneve të fundit si pjesë e bordit drejtues të kësaj kompanie të madhe është propozuar edhe Zamir Mehmeti, një prej anëtarëve të Revolucionit Laraman, transmeton Zhurnal.mk

Qeveria ka propozuar edhe Goran Trajanovskin i cili do jetë drejtor kryesorë operativ, Sasho Velevskin, Zamir Mehmetin, Divna Eftimovska për anëtarë të rinjë si dhe Aneta Simeska dhe Nazim Bushin të cilët duhet të riemërohen.

Të shkarkuar nga detyra do të jenë Zharko Lukovski, Pance Kralev, Nebojsha Stajkoviq, Aleksandar Stojkov dhe Vladimir Zdravev.

You might also like More from author