Youtube bllokon këngën e Ledri Vulës. Reperi ka një sqarim!

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i klipit të ri “U harrum” të Ledri Vulës dhe kënga ka marrë mbi 2 milion klikime në Youtube.

Ajo rezultoi si hit i momentit duke u dëgjuar pa fund në diskoteka e makina, por sot duket se reperi është hasur me disa probleme.

Youtube ka bllokuar klipin e tij! Menjëherë pas kësaj, Blitz.al ka kontaktuar me vetë reperin dhe me menaxherin e tij Faton Shoshi, të cilët kanë sqaruar se ka ndodhur një problem teknik me Youtube-n dhe shumë shpejt kënga do të zhbllokohet sërish.

Për pak si nuk na pushoi zemra! Por qetësohuni le të presim pak dhe të shpërthejë sërish “U harrum”.

You might also like More from author