VV “proteston” pasi Prishtina ishte shënuar vetëm serbisht

Vëzhguesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar kur në njërën nga tavolinat e Qendrës së numërimit dhe rezultateve në Fushë Kosovë, kanë parë që Prishtina është shkruar vetëm në gjuhën serbe, transmeton KP.

Sipas burimeve brenda Qendrës, ata kanë kërkuar që Prishtina të shkruhet edhe në gjuhën shqipe. Po ashtu vetë e kanë shkruar atë detaj në gjuhën shqipe dhe kanë vendosur në tavolinë.

You might also like More from author