UNESCO: Dy vite afat për të realizuar udhëzimet tona për Ohrin

Portali MKD shkruan se qyteti i Ohrit ka dy vite afat që t’i realizojë udhëzimet e UNESCO-së, që kërkojnë ndërprerjen e objekteve strukturore të papërshtatshme, që të mos rrezikohet trashëgimia botërore e vënë në rrezik.

Në vitin 1979 Ohri u fut në listën botërore të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, por 38 vite më vonë, UNESCO kërcënon që Ohrin ta vendosë në listën e rrezikut.

Kjo paraqet hapin e parë të largimit nga trashëgimia botërore. Raporti vjetor i UNESCO përmban 19 udhëzime që kanë të bëjnë me tharjen e moçalit të Studenicës për shkak të ndërtimit të apartamenteve luksoze, shkatërrimi i bregut natyral dhe prerja e brezit të fundit të xunkthit në Lagadin, ndryshimi i mbrojtjes ligjore të Shën Naumit për ndërtim të një kompleksi turistiknga Labunishta në Shën Naum.

Gjithashtu janë përfshirë edhe shkatërrimi i 300 hektarëve hapësirë mbrojtëse të parkut kombëtar Galiçica për ndërtim të një rruge magjistrale, ndërrimi i mbrojtes ligjore të disa pjesëve të parkut kombëtar Galiçica dhe shaktërrimi i 500 hektarëve të vendbanimeve natyrore për shkak të ndërtimit të një qendre skijimi, etj.

You might also like More from author