U gjetën të pajetë në guroren e braktisur, identifikohet shqiptari i dytë

Ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer nga mjekja Susanna Gamba, në trupat e dy të rinjve shqiptarë të gjetur të vdekur pas 3 ditësh në një gurore të braktisur në komunën Acquasanta në provincën e La Spezia ka vërtetuar se Fabiol Kycyku 19 vjeç ka ndërruar jetë menjëherë pas rënies nga lartësia mbi 40 metra, ndërsa shqiptari i dytë për disa orë ka vuajtur në gjëndje agonie deri sa ka ndërruar jetë.

Gjithashtu autoritetet italiane kanë identifikuar dhe shqiptarin e  dytë, të cilit i njihej vetëm emri i tij i përdorur në facebook. Ai quhet  Nik Ceni e babai i tij do të mbërrijë sot në Itali për një analizë të ADN e cila do të zyrtarizojë identitetin e tij.

Policia italiane vazhdon të mbështes hipotezën se dy shqitparët, të cilët natën tragjike po tentonin të grabisnin një vilë në afërsi të gurores së braktisur, nuk kanë vepruar të vetëm.

Një person i tretë mendohet se ka luajtur rolin e shoqëruesit të rojes së tyre e që në momentin e rënies është larguar duke i braktisur miqtë e tij.

You might also like More from author