Tularemia

Tularemia-semundje infektive e shkaktuar nga Francisella Tularensis. Kjo semundje e kafsheve, por qe i transmetohet njeriut nepermjet pickimit nga artropode (insekte te ndryshem) kontaktit te drejteperdrejte me indet e kafsheve te infektuara, inhalacion te aerosoleve dhe ushqimi dhe uji I ndotur.

Francisella tularensis eshte bakter i vogel,gr -, aerob, i palevizeshem.
Rezervuar natyral te Francisella Tularensis ne natyre jane nje numer i madh brejtesish si minje, lepuj,dhelpra, kafshe barengrenes te egra apo shtepiake. Nje rezervuar i rendesishem jane gjithashtu kepushat (riqnat).
Njeriu munde te infektohet nepermjet kontaktit te drejteperdrejte me indet e kafsheve te infektuara gjate rrjepjes se lekures tyre apo nepermjet pickimit nga kepusha( riqna) apo mushkonja.
Rruge me pak te shpeshta jane ato gastrointestinale kur perdoret uji apo ushqime te infektuara nga kafshe te ngordhura prej Tularemise apo nepermjet inhalacionit te pluhurave .
Ky bakter Francisella eshte shume infektuese dhe infeksioni ndodhe edhe me nje doze te vogel bakteresh.Ne shume raste ky bakter hyne ne organizem nepermjet gervishtjes se lekures dhe pas ca ditesh ne vendin e hyrjes se mikrobit zhvillohet nje inflamacion i vogel local deri ne ulcer locale.Ky inflamacion perhapet ne nyjet limfatike regionale dhe pastaj ne gjithe qarkullimin e gjakut dhe organe te ndryshme.Ndyshimet histologjike ndoshin ne organe te ndryshme si mushkeri, melci, shpretk, limfonodula, palce kockore.
Simptomat : Pas nje periudhe pa simptoma 3-7 dite do shfaqen forma te ndryshme klinike.
Si rregull semundja fillon me temperature te larte, ethe, kokedhimbje,lodhje e shprehur, mungese oreksi, dhimbje muskulare dhe bradikardi relative.
Ka forma ulceroglandulare eshte forma me e shpeshte e semundjes , ka edhe forma glandulare,okuloglandulare,forma tifoide apo gastrointestinale eshte forma me e rende dhe pasoj e perdorimit ujit apo ushqime te infektuara.Kjo forme karakterizohet me dhimbje barku, diare profuse, hematemeza , melena, ethe, lodhje, demtime melci, e shpretke.
Ekziston edhe forma pulmonare me ndezje mushkeri – pneumoni dhe disa here munde te paraqitet ne formen e perikarditit, endokarditi osteomieliti dhe meningitis.
Diagnostikimi : ne pergjithesi eshte I veshtire sidomos ne ato raste kure porta hyrjes se bakterit dhe lezioni primar nuk duket. Per te vene diagnozen mbeshtetemi ne te dhena epidemiologjike, klinike, labaratorike ( prova e aglutinimit, metoda imunoenzimatike, reaksioni i zinxhireve te polimerazes,prova intradermike.
Mjekimi : antibiotic si Streptomicina, Gentamicina, Tetraciclina, Fluorkinolone etj.
Profilaksia: Ne rastet me Tularemia e rendesishme eshte te merren masa me karakter te pergjitheshem te cilet kane si qellim ne radhe te pare njerrezit e shendoshe te shmangen nga burimi infeksionit duke menjanuar kontaktin me kafshe qe perbejne rrezik per njerriun si dhe te largohen nga kontaktet me kepushat.

You might also like More from author