Suzuki Swift Sport prezantohet në Frankfurt

Gjenerata aktuale e Suzuki Swiftit ishte lansuar në dhjetorin e vitit të shkuar, ndërsa tani pritet që t’i bashkohet edhe një version sportiv, Swift Sport.

Sipas kompanisë, ky automobil do të ketë premierën botërore në Frankufrt Motor Show, që do të mbahet në shtator.

Nuk ka akoma shumë raportime për modelin e ri, por Suzuki thotë se do të ridizajnojë komplet automobilin dhe do të sjellë argëtim maksimal për shoferët që duan model të tillë.

Gjithsesi, Autocar raporton se Swift Sport do të ketë motor 1.4-litërsh turbo që do të zëvendësojë motorin 1.6-litërsh. Fuqia pritet të mbesë e përafërt, 140 kuajfuqi për dallim nga 136 sa kishte deri tash.

You might also like More from author