Studimi i fundit, njerëzit vijnë nga galaktika

Një studim i fundit ka treguar se qeniet njerëzore krijohen nga materia që formohet kur shpërthen dielli në galaktikat e largëta.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjysma e materies në Rrugën e Qumështit vjen nga galaktikat e tjera në univers.

Ata kryen studimin në disa universitete të Amerikës si: Northwestern apo California Institute of Technology duke përdorur modele të reja kompjuterash për të përcaktuar si formohen dhe zhvillohen galaktikat.

“Forma e re përfshin gjysmën e atomeve rreth nesh, duke përfshirë sistemin diellor, Tokën dhe secilin prej nesh, pra nuk vjen nga galaktika jonë por nga të tjera që janë rreth 1 milion vite dritë larg,”  – tha astrofizikanti Claude-André Faucher-Giguère për ‘Monthly Notices.’

You might also like More from author