Strugani, Valdrin Istrefi luftëtar në kafazet botërore

Valdrin Istefi gjithnjë e ma shumë po bëhet një emër i respektuar i luftëtarëve të kafazit. Në një bisedë ekskluzive për portalin e vetëm për sporte luftarake “ArenaRing” ka treguar për karrierën e tij dhe përkrahjes që ka nga miqtë e familja.

Në moshën 16 vjeç ka filluar të mirët me Kikboks, kursë më pas edhe mundje, për të përfunduar në sportin e MMA-së. “Me sport kam filluar në një klub në Lihtenshtajnë, së pari me Kikboks si hobby, kurse në moshën 18 vjeç kalova edhe në Mundje dhe Brazilian Jiu Jitsu. Në tre vitet e fundit po stërviti në Gjermani në një klub elitar ‘Planet Eater’ ku ka pesë atletë që ndeshen në UFC”, thotë Istrefi, duke shtuar se i janë dashur në fillim tre muaj ushtrime intensive për të debutuar në MMA.

“Për tu ndeshur në MMA duhet të kesh edhe përvoja nga boksi e mundja, kështu që më u desht tre muaj të stërviti intensivisht. Ndeshjen e parë aspak nuk e kam pas të lehtë sepse u ndesha me një ish mundës si Thorsten Thiesli ish kampion i Gjermanisë por edhe pjesëmarrës në lojërat olimpike në peshat e rënda. Të njëjtin e mposhta por duhet të ceki se fillimet e mija i pata si hobby kurse tani jetoj nga ky sport”, deklaroi 26 vjeqari i cili me prejardhje është nga Struga. Ndryshe, rekordi i Istrefit është 11 ndeshje prej tyre 11 fitore dhe vetëm një humbje.

Ai ka zhvilluar edhe 50 ndeshje ne sportin e mundjes por edhe në Kikboks. Ai zbulon se ndeshjen e radhës do ta ketë në fundvit. “Mendoj se ballafaqimin tim të ardhshëm ta kem në fundvit andaj edhe po përgatitem. Kundërshtarin ende nuk e di. Planet e mija janë që të vazhdoj me stërvitjet intensive, andaj gjithnjë udhëtoj edhe nëpër Evropë që të mësoj sa më shumë që një ditë të paraqitem edhe në UFC”, tha Valdrin Istrefi, i cili në fund ka falënderuar familjen e tij që gjithnjë e kanë përkrahur.

“Për familjen normal është vështirë kur të shohin të luftoj në një kafaz, por me kohë edhe ata janë mësuar për zgjedhjen e sportit që kamë bërë. Andaj ata edhe më kanë përkrahur në gjithë mundin që po jap”.

You might also like More from author