Spasovski: Gjykatësit janë përgjegjës për arratinë e Grujovskit dhe Boshkovskit

Përgjegjësia për ikjen e të akuzuarve në rastet “Fortesa” dhe “Target”, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, është e gjyqësisë, për çka nevojitet që kjo të mbajë edhe përgjegjësi, konsideron ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Ky është mossukses i policisë së Maqedonisë, kjo tregon se sa është e infektuar gjyqësia e Maqedonisë. Përgjegjësinë duhet ta kërkojmë edhe ne edhe opinioni tek gjykatësit. Për këtë duhet të mbahet përgjegjësi serioze sepse është lënë kohë që këta njerëz të largohen, të fshihen diku brenda vendit ose jashtë. Megjithatë, ky duhet të jetë mesazh i fuqishëm, por edhe mësim shumë i madh për reformat që e presin sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë”, tha Oliver Spasovski, i cili sot ishte i pranishëm në mbledhjen e organizuar nga SÇE lidhur me masat nga Plani 3-6-9 që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale.

Sipas tij, nevojitet që përfundimisht të ngritet përgjejgësi për, siç thotë, ata të cilët mundësojnë që kriminelët të shëtisin të lirë dhe të caktojnë masa që nuk mund të kryhen në periudhë të caktuar kohore, me çka lihet hapësirë për ndonjë veprim ndryshe.

You might also like More from author