Sot Kosova përfiton 49 milionë dollarë nga Amerika

Sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta nënnshkruajë marrëveshjen e investimeve me MCC-në nga e cila Kosova do t’i përfitojë 49 milionë dollarë.

Lajmin e ka konfirmuar dje presidenca në komunikatë, ndërsa ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në qeverisjen e të cilit ishte iniciuar kjo marrëveshje, sot përmes faqes së tij në Facebook, ka shprehur gëzimin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes që pritet të ndodhë sot, duke thënë që ishte qeveria e kryesuar nga LDK që arriti ta kualifikojë Kosovën për programin e MCC-së.

Kjo marrëveshje fokusohet në dy fusha: në Sundimin e Ligjit dhe Efiçencë në Energji përmes projekteve të ndryshme që do të implementohen brenda katër vjetësh, transmeton Klan Kosova.

Kjo është ceremonia e parë në historinë e MCC-së, që nënshkruan një marrëveshje të tillë në Kongres.

You might also like More from author