Sot fillon Champions League

Sot rikthehet gara më prestigjioze e klubeve në futboll, Champions League.

Këtë të martë dhe të mërkurë zhvillohet xhiro e parë e stinorit të ri, ku do të ketë mjaft ndeshje interesante.

Në spikamë është derbi mes Barcelonës dhe Juventusit, ndërkaq Roma pret Atletico Madridin.

Bayern Munchen ndeshet me Anderlecht ndërsa Benfica takohet me CSKA Moscow.

Neymar dhe PSG i shkojnë kampionit skocez, Celtic, ndërsa kampioni anglez, Chelsea, pret në shtëpi Qarabag-un e Agollit.

Manchester United është nikoqir i Basel ndërsa Olimpiakos pret Sporting.

 

You might also like More from author