Shpallet konkursi për prokuror publik (DOKUMENT)

Pas miratimit të konkursit për prokuror publik në Kuvendin e Maqedonisë, nga sot ka filluar të rrjedh afati i aplikimit për zëvendësin e ish prokurorit Marko Zvërlevskit.

“Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet të parapara me Nenin 44 të paragrafit 1 dhe 2 të ligjit për prokurori, aplikimet për të njëjtën duhet të dorëzohen në Kuvendin e Maqedonisë brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të konkursit në Gazetën Zyrtare”, shkruan në shpalljen e konkursit të nënshkruar nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

oglas za imenuvanje na javen obvinitel 2

Përndryshe, kandidati duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, duhet të flet në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jetë i aftë për punë dhe të ketë gjendje të mirë shëndetësore, të ketë diplomë universitare pranë fakultetit juridik në Republikën e Maqedonisë dhe nëse e ka ndërkombëtare duhet ta ketë të nostrifikuar, duhet të ketë përvojë në jurispodencë më së paku 8 vjet dhe me rezultate të dëshmuara në këtë fushë, të ketë kaluar provimin e jurispodencës dhe të jetë apo të ketë qenë profesor universitar i juridikut më së paku 10 vjet.

Kuvendi shpalljen e konkursit e ka miratuar para një jave ndërkohë që pasi të aplikojnë kandidatët për të njëjtin Qeveria e Maqedonisë duhet të kërkojë mendim për secilin nga Këshilli i Prokurorëve.

Pas kërkim mendimit nga Qeveria e Maqedonisë, Këshilli i Prokurorëve Publik ka afat 15 ditë që të njëjtin t’ia dorëzojë Qeverisë. Nëse Këshilli nuk arrinë që për 15 ditë të përpilojë mendim për aplikantët, afati i shtohet edhe për 15 ditë.

Në rast se Këshilli nuk ka mendim pozitiv për asnjë aplikant, Qeveria e Maqedonisë nuk ka mundësi të propozojë kandidatë që të përzgjedhet nga Kuvendi i Maqedonisë si prokuror publik.

Emërimi i prokurorit publik bëhet me 61 vota të deputetëve, ndërkohë si kandidatë të mundshëm janë Aleksandar Tortevski, Xvonko Davidoviq, Aleksandar Nakov, Sejfulla Osmani dhe Lorija Vanevska.

You might also like More from author