Shkendia ka humbur minimalisht në ndeshjen e kthimit nga Milani

Milan ka mposhtur Shkëndijën me rezultat minimal 1:0 në fazën e play-offit të Europa Leagues Skuadra e Milanit ka mposhtur 0:1 Shkëndijën në Shkup, për t’u kualifikuar në grupe të Europa Leagues me rezultat të përgjithshëm 7:0. Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi i talentuar italian, Patrik Kutrone në minutën e 13.

Në konferencë për media pas lojës trajneri i Shkëndisë Qatip Osmani deklaroi se futbollistët e tij edhe krahas humbjes kanë luajtur në mënyrë solide dhe merituan rezultat më të mirë.

Trajneri i mysafirëve Viçenco Mointela ishte i kënaqur nga fitorja e dytë.

Shkëndija për dallim nga ndeshja e parë, në ndeshjen e mbrëmshme para tifozëve të saj tregoi paraqitje shumë të mirë, duke rrezikuar më shumë se mysafirët.

You might also like More from author