Seancë e Shtabit kryesor të QMK-së për zjarret në Makedonski Brod dhe Çashkë

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza sot u mbajt seancë e Shtabit kryesor për menaxhim me kriza pasi Qeveria dje për shkak të zjarreve mori vendim për shpallje të gjendjes së krizës në rajonin e komunave Makedonski Brod dhe Çashkë.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza, me seancën ka kryesuar drejtori i saj Agron Buxhaku, ndërsa kanë marrë pjesë përfaqësues të ARM-së, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Shëndetësisë dhe Transportit dhe Lidhjeve, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektorati shtetëror për pylltari dhe gjueti, NP Pyjet e Maqedonisë, NP për kullosa dhe BNJVL.

“U miratuan Propozim plan aksional për parandalim dhe ballafaqim me zjarret në rajonet e Makedonski Brodit dhe Çashkës dhe Propozim plan për aksion të koordinuar në rajonet e krizave të komunave Makedonski Brod dhe Çashkë, të cilët gjatë ditës do të dorëzohen deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Njëkohësisht, në pajtueshmëri me procedurat operative, nga të pranishmit u formua trup pune dhe media qendër”, njofton QMK.

You might also like More from author