Seancë e re kuvendore, në rend dite ligji për gjuhët dhe tre interpelanca

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 15-të, në rend dite të së cilës është propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Në këtë seancë duhet të shqyrtohet edhe propozim-ligji për lëshimin e bonove me vlerë, në lexim të parë të parashtruar nga deputetët e opozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët do të debatojnë edhe për interpelancat për punën e mistrit të Financave, Dragan Tevdovski, ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski dhe ministrit të Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadullah Duraku, të parashtruara nga opozita.

You might also like More from author