Saranda Hyseni kërkon për herën e katërt votën tuaj për asamblenë në Gjakovë

Saranda Hyseni edhe sivjet është kandidate e AAK-së për komunën e Gjakovës.

Ajo ketë herë kandidon për herën e katërt në asamble dhe se për tri herë radhazi ka qenë fituese.

Hyseni për GazetaDirekt.com ka thënë se në zgjedhjet e 22 tetorit po kandidon për mandatin e katërt në asamblenë komunale të Gjakovës.

“Gjithmonë jam munduar me japë maksimumin, dhe organizatat monitoruese me kanë nxjerrë më aktiven në Kuvendin e Gjakovës në adresimin e një morie çështjesh”, ka deklaruar ndër të tjera Hyseni për GazetaDirekt.com

Ajo sivjet kandidon më numrin 3 në listë, prandaj pret votën dhe mbështetjen e qytetarëve të Gjakovës.

You might also like More from author