Sarajevë, shënohet Dita Ndërkombëtare e modelit Fiço të FIAT-it

 Kryeqyteti i Bosnje e Hercegovinës, Sarajeva ishte nikoqir i “Fiat-Fiço Festit” të parë Ndërkombëtar, me çrast u bënë bashkë të apasionuarit pas modelit legjendar të kësaj veture, të cilët shënuan ditëlindjen e 62-të të këtij modeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatori i këtij eventi, Fadil Kerimagiq nga shoqata “Fiço-Klub”, tha se qyetarët e Sarajevës, por edhe turistët të cilët kanë rastisur në qytet, kishin një mundësi të shohin 66 modele të kësaj veture, pronarët e të cilëve i kanë sjellur nga vende të ndyshtme të Evropës, por më së shumti nga rajoni.

Sipas tij, pronarët e Fiços dëshmuan se “dashuria e parë nuk harohet” dhe se shumica e pronarëve janë të lidhur emocionalisht me veturat e tyre.

Veturat u ekspozuan në Bashçarshi dhe zgjuan kureshtjen e shumë qytetarëve. Interesin më të madh e zgjoi Fiço e ardhur nga Subotica, modeli 600D i vitit 1961, i cili dikur ka qenë i përdorur nga “Milicia e Jugosllavisë”.

“Gjithmonë marr pjesë në tubime të ‘old-timerëve’ Fiço. Kjo është një veturë policore dhe fëmijët shprehin interesim të madh për t’u fotografuar me të. Ky model është prodhuar në vitet 1960-1962, por është një version më i dobët me 18 kuaj fuqi. Meqë erdhëm nga Subotica, atëherë gjithçka është në rregull me veturën”, tha për AA, Josip Neis.

Programi i “Fiat-Fiço Festit” të parë Ndërkombëtar është njëditor me aktivitete të ndryshme, në kuadër të të cilës pronarët me veturat e tyre do të vizitojnë lokacione të ndryshme të Sarajevës.

Vetura më e vjetër e ekspozuar sot, ishte një model i vitit 1957.

Modeli Fiat 600 u prezantua në vitin 1955 në Motor Show në Gjenevë. Të njëjtin vit, shteti i ish-Jugosllavisë, më konkretisht kompania e saj Zastava nga Kragujevci filloi ta prodhojë me liçensë të modelit 600. Modeli i prodhuar nga fabrika e Kragujevciit quhej Zastava 750 dhe i njëjti është prodhuar deri në vitin 1985. Në territorin e ish-Jugosllavisë, ky model ishte i njohur me pseudonimin “Fiço”.

You might also like More from author