QKUK jep detaje për vdekjet e dyshimta të pacientëve

Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të QKUK bën të ditur, se që nga dita e enjte klinikat kirurgjike në QKUK, janë raportuar dy raste të vdekjeve të ndodhura gjatë operacionit.

QKUK njofton se përkohësisht janë pezulluar rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) më bllokun e klinikave kirurgjike.

Ndërkohë që ky institucion shëndetësor përmes një njoftimi për opinionin, deklaron se se janë duke u zhvilluar normalisht punët në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Ky është njoftimi i plotë i QKUK’së:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin  publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë,  Klinikën e ORL-së dhe  Klinikën e Oftalmologjisë.
Ndërkohë, nga dita e enjte,  përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.

Rastet urgjente nga blloku kirurgjik  janë operuar në sallat e Klinikës  Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion.

Nga  dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste  të vdekjeve  ndodhura pas operacionit.

Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura  për  ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi.
QKUK,  kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.

You might also like More from author