Propozim-ligji për gjuhët sot në seancë plenare

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 15-të, në rend dite të së cilës është propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Në këtë seancë duhet të rishikohet edhe propozim-ligji për dhënien e bonove me vlerë, në lexim të parë të dorëzuar nga deputetët e opozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët gjithashtu do të diskutojnë edhe për interpelancat për punën e ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski dhe ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku.

You might also like More from author