Prokurori Antimafia: Kriminelët puliezë po vriten për drogën që vjen nga Shqipëria

Prokurori i Antimafies Italiane, Franco Roberti ka sjell edhe njëherë ne vëmendjen e medias italiane kriminalitetin shqiptar, kjo vjen pas  vrasjes së tmerrshme të katër personave në Foggia të Italisë, mes të cilëve gjendej edhe bosi i klanit të Manfredonias.

Prokurori i njohur në Itali e lidh këtë ngjarje me trafikun e drogës që vjen nga Shqipëria.  “Sot konflikti është ndezur rreth trafikut të drogës, sidomos të drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria. Një biznes kolosal që ushqen oreksin e klaneve dhe që përfshin gjithë bregun Adriatik, nisur nga ai foxhian deri në Europë”

Më tej Franco Roberti shton se : “Natyrisht duhet bërë më shumë, edhe në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndaluar lumin e drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria, sepse janë pikërisht ato që çojnë në shpërthimin e konflikteve. Ishim në Shqipëri muajin e kaluar për të kërkuar bashkëpumim, takuam në Romë ministrin e Brendshëm shqiptar që premtoi bashkëpunim më të madh. Duhet të fitojmë mbi omertanë dhe për ta bërë këtë duhet krijuar një kulturë e ligjshmërisë që në atë territor është ende periferik”.

E ndërsa kjo nuk është hera e parë që Franko Roberti flet për kriminalitetin shqiptar, pasi edhe në të shkuarën ai ka bërë deklarata të forta që kanë pështjelluar politikë vendase. Në kulmin e përplasjeve mes PD dhe PS për trafikun e kanabisit dhe sasinë e mbjellë në vend, kur Rama mbronte idenë se po kaq sasi është mbjellë edhe në kohë të Berishës, Roberti bëri deklaratën bombë se “Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri!”. Po ashtu në një tjetër deklaratë të fortë ai tha se vitet e fundit autoritetet Shqiptare e kanë ulur nivelin e tyre të bashkëpunimit me anitimafian italiane.

You might also like More from author