Princi saudit në mbrojtje të femrave, ja çfarë thotë për ato që ngasin makinën

Një princ saudit ka shpallur mbështetjen e tij që gratë të lejohen të ngasin makinat, raporton “RT”. Ai vuri në dukje se gratë janë “bazat e shoqërisë” në Arabinë Saudite dhe “mbajnë një vend të rëndësishëm në qytetërimin islamik”.“Na është imponuar ndalimi i makinave për gratë, por ato duhet të fuqizohen, sepse përfaqësojnë më shumë se gjysmën e shoqërisë. Femrat janë shumë të besueshme”, tha Princi Faisal Bin Abdullah në një intervistë . Sipas Faisal Bin Abdullahut, i cili shërbeu si Ministër i Arsimit të Arabisë Saudite nga viti 2009 deri në 2013, ndryshimet janë “të pashmangshme”.

You might also like More from author