Prezantim i pajisjeve nga stërvitja “Dragoon Guardian 17” në Strugë

Para banorëve të Strugës sot u mbajt prezantim i automjeteve ushtarake dhe pajisjeve të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Armatës së SHBA-së në Evropë, e cila është pjesë nga stërvitja e përbashkët ushtarake “Dragoon Guardian 17“, e cila zhvillohet në pajtim me programin për bashkëpunim civil-ushtarak me vetëqeverisjet lokale.

Vizitorët në prezantimin e sotëm, siç informon ministria e Mbrojtjes, kanë pasur mundësi të njihen me pjesëtarët e të dy armatave, të bisedojnë me ata lidhur me ushtarët profesional, të njihen me armatosjen personale të cilat i shfrytëzojnë ushtarët.

Në prezantimin në Strugë mori pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, komandat i regjimentit për operacione speciale, gjenerali i brigadës Orce Jordev, persona të lartë ushtarak nga regjimenti i dytë i kalorësve,. si dhe përfaqësues nga vetëqeverisja lokale

You might also like More from author