Përfundon mandati i Komisionit për lustrim

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot konstatoi skadimin e mandatit të Komisionit për verifikimin e fakteve, i njohur si Komisioni për Lustrim.

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi sqaroi se Komisioni për Verifikimin e Fakteve në bazë të nenit 5 paragrafi 3 të Ligjit për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizimi e ushtrimit të detyrës, qasje në dokumente dhe publikim të bashkëpunimit me autoritetet e sigurisë së shtetit, deri tek Kuvendi ka dorëzuar informacionin në lidhje me punën e tij për periudhën nga 15 janari i vitit 2009 deri më 31 gusht të vitit 2017 dhe se ky informacion u është dërguar edhe deputetëve më 29 gusht.

Në bazë të këtij informacioni, shpjegon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë,në seancën e ardhshme pa shqyrtim do të miratohet përfundimi i mandatit të Komisionit për verifikimin e fakteve.

You might also like More from author