PDSH-së shpalli kandidaturën për Qytetin e Shkupit (FOTO)

Partia Demokratike Shqiptare ka vendosur që Bekim Fazliu të jetë kandidat i PDSH-së për kryetar të Qytetit të Shkupit për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, kurse për bartës liste të këshilltarëve është zgjedhur, Idriz Ajrullau.

Bekim Fazliu në dy mandatet e fundit ka qenë deputet i PDSH-së në Kuvendin e Maqedonisë, ish-kryetar i komunës së Sarajit dhe këshilltar në Qytetin e Shkupit.
Bekim Fazliu


Ndryshe, sot shpallen kandidaturat për kryetar dhe këshilla komunal ndërkohë që fushata zgjedhore për lokalet e 15 tetorit do të nis më 25 shtator.

You might also like More from author