Paul Pogba viziton Mekën

Futbollisti më i shtrenjtë në botë është në pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit, në prag të fillimit të muajit të shenjtë Ramazan.

Lojtari i përfaqësueses së Francës, Paul Pogba, ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet se ai është në Mekë, transmeton Koha.net. Në këtë fotografi, ai ka shkruar: “gjëja më e bukur që kam parë në jetën time”.

Ai, po ashtu, përmes një postimi në Twitter ka uruar të gjithëve muajin e shenjtë të Ramazanit.

24 vjeçari është bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori verën e kaluar, pasi Manchester United i pagoi Juventusit 89 milionë funte.

Image

You might also like More from author