Kuvendi i Maqedonisë për të dytën ditë do të diskutojë për ligjin e gjuhëve i cili ligj është në rend ditë të seancës së 15.

Diskutimi i sotëm për ligjin e gjuhëve i paraprinë përleshjeve verbale të djeshme ndërmjet deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

Krahas asaj që opozitarja VMRO-DPMNE kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës ligji i gjuhëve, ata me procedurale dhe pauza tentojnë ta zvarrisin edhe miratimin e ligjit.

Kundërshtimet ndaj ligjit të gjuhëve vijnë për shkak se i njëjti mban flamurin evropian, i cili mundëson miratim të tij me procedurë të përshpejtuar dhe pa debat të gjerë publik.

Për këtë, VMRO-DPMNE-ja vlerëson se i njëjti është antikushtetues.

Ndryshe, debati në seancë kuvendore vjen pas tre ditësh debat në Komisionin për Çështje Evropiane dhe pas dy ditës debat në Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive.

Megjithatë, akademikët shqiptarë vlerësuan se ligji ka baza kushtetuese.

Me propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve avancohet përdorimi i gjuhës shqipe përveç në nivel lokal, edhe në atë pushtetin qendror, si gjuhë që e flasin 20% e popullsisë së përgjithshme.