Pamje ekskluzive nga aksidenti në Prishtinë ku vdiqën katër persona (VIDEO)

Tre burra dhe një grua kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur pas mesnatës në hyrje të Prishtinës, gjegjësisht tek rrethrrotullimi në Lakrishte.

Raportohet se vetura e cila ka rënë nga ura në hyrje të Prishtinës ishte me targa të Gjermanisë ndërsa në të po udhëtonin pesë qytetarë nga Vitia tre meshkuj dhe dy femra.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me policinë për detaje rreth këtij aksidenti por nuk ka arritur të marrë përgjigje nga këta të fundit.

Më poshtë mund t`i ndiqni pamjet ekskluzive të regjistruara nga Klan Kosova nga ky aksident i tmerrshëm:

You might also like More from author