Një super fashion për fëmijë më 1 Qershor nga Vija Models

Ajo është e njohur tashmë si një nga kompanitë më të mëdha të modës në Kosovë e kur i referohemi sfilatave për fëmijë është numër një. Po flasim për Vija Models ku këtë herë në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës “Line Music” dhe qendrën e madhe të lodrave në ballkan Milenium, më 1 Qershor do të organizojnë sfilatën e madhe për fëmijë “Prishtina Fashion Kids 2017”. Ne mësojmë se dizanjerë më të mirë nga Prishtina dhe Tirana do të jenë prezent me koleksionet e tyre, ndërsa 50 fëmijë modelë do ta zbukurojnë skenën, e ku do të ketë edhe të ftuar special fëmijë këngëtarë. Ky event do të nisë në orën 17:00 në Milenium në Ferizaj ndërsa do të vijë si një mbrëmje e bukur me rastin e festës së 1 qershorit, e Franqesk Frokaj fotografi i njohur dhe drejtori i “Vija Models” ka treguar se po bëhen përgaditjet e duhura që cdo gjë të jetë sa më bukur e në nivelin e duhur, pasi vetë agjensioni që ai drejton ka eksperincë në organizime të tilla.

You might also like More from author