Në Serbi është paraqitur gjarpri më helmues në Europë

Afër një shtëpie familjare në Vranjë, Serbi, është zënë gjarpri më helmues në Europë.

Gjarpri, nepërkë, është kapur nga një ekip i specializuar, transmeton Koha.net.

Frika nga gjarpërinjtë në Serbi, siç njoftojnë mediet e këtij vendi, është bërë shumë e madhe pasi rrallë ndodh që të mos ketë informata që një gjarpër është ndeshur në shtëpi, një tjetër në automobil, madje edhe nëpër vende publike.

Në Vranjë është gjetur edhe një çerdhe e zogjve të nepërkës.

Mediet serbe njoftojnë që në një fshat të Vranjës, në shtëpi, të jetë kapur një gjarpër dy metra i gjatë.

You might also like More from author