Ndërtohen kanalizimet në Zdunje dhe Banjicë të Poshtme të Gostivarit

Agjencia e Lajmeve Zhurnal gjatë hulumtimit të premtimeve parazgjedhore të dhëna nga kandidatët dhe fituesit e zgjedhjeve lokale të 2013 ka hasur edhe premtimi për “Ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Zdunje” dhe në premtimin tjetër “Ndërtimi i Kanalizimit në f. Banjicë e Poshtme” të dhënë nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Ky projekti ishte pjesë e programit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet parlametare në vitin 2014.

Sa i përket realizimi premtimit për “Ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Zdunje” , ky projekt ka filluar në vitin e kaluar, kurse tani është në përfundimin e sipërm, për momentin janë duke u asfaltuar pjesët ku ka pasur ndërhyrje, kështu shprehen, sot, për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, nga Shërbimi për Informim nga Komuna e Gostivarit.(Video)

“Investim kapital në Zdunjë, ndërtohet kanalizimi fekal për gjithë fshatin

Banorët e fshatit Zdunjë të Komunës së Gostivarit, përfundimisht i japin zgjidhje problemit të kanalizimit të ujërave të zeza. Gropat septike dhe kanali i hapur që kalon përmes fshatit, tashmë do t’i kalojnë së kaluarës, me ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza.

Për të ndjekur punimet nga afër, në terren doli kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i cili këtë projekt ua kishte premtuar banorëve të fshatit Zdunjë para zgjedhjeve lokale të vitit 2013, dha pa mbaruar mandati projekti po bëhet realitet.

“Në vendbanimet tona kemi dy probleme kryesore, kanalizimet për ujërat e zeza dhe mbetjet komunale. Punojmë që t’i tejkalojmë këto probleme. Në shumë vendbanime kemi ndërtuar kanalizimet për ujërat e zeza, dhe sot ndodhemi në Zdunjë ku kemi filluar ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza. Ishte kërkesë e banorëve dhe e kemi pasur në programin parazgjedhor. Besoj se Ndërmarrja Publike “Komunalec”, bashkë me subjektet e tjera, për shumë shpejt të përfundojnë punimet”, tha kryetari Bejta, duke shtuar që: “Me ndërtimin e kanalizimit, banorët e Zdunjës njëherë e përgjithmonë do të zgjedhin problemin me ujërat e zeza”.

“Për shkak të pranisë së ujërave të zeza mbi sipërfaqen e tokës, ka pasur rrezik të paraqitet ndonjë epidemi, dhe tani me ndërtimin e kanalizimit i jepet fund shqetësimit të këtyre banorëve”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar që investimi kushton rreth 18 milion denarë apo rreth 300 mijë euro.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, z. Memedali Xhaferi potencoi që: “Kanalizimi i ri fekal do ta zgjedh problemin e gjithë fshatit”

“Kanalizimi ndahet në 2 kolektorë kryesor në të cilat do të gravitojnë linjat sekondare dhe në të cilat do kyçen të gjitha objektet e fshatit. Fillimisht ndërtojmë kolektorin kryesor me gjatësi prej 1800 metra, kurse do të vendosen gjithsej 116 puseta. Profili i gypave që është paraparë të ndërtohet varijon prej ȹ-200 deri në ȹ-400 milimetra. Projektin e përgatiti kompania projektuese nga Gostivari “Planing” dhe mbikëqyrjen do ta kryej e njëjta kompani, ndërsa zbatues i punimeve do të jetë NP “Komunalec” nga Gostivari”, tha Xhaferi.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Zdunjë, Afrim Uzeiri në emër të banorëve të fshatit falënderoi kryetarin Nevzat Bejta dhe Komunën e Gostivarit për realizimin e këtij projekti me rëndësi jetike për banorët e këtij fshati.

“Ishte një problem i kamotshëm që kërkonte zgjidhje. Këtë problem e kemi pasur gjithë kohës, tash arritëm ta zgjedhim. Në emër të banorëve të fshatit i shprehim falënderime kryetarit Nevzat Bejta dhe Komunës së Gostivarit për premtimin e mbajtur”, tha Uzeiri.

Për banorët e fshatit Zdunjë fillimi i punimeve për ndërtimin e kanalizimit fekal është një punë jashtëzakonisht e madhe, nga fakti që ujërat e zeza nuk do të paraqesin më problem në përditshmërinë e tyre.

Fshati Zdunjë sipas statistikave të fundit zyrtare numëron 2 mijë banorë, dhe një nga problemet kryesore të këtyre banorëve ka qenë mungesa e kanalizimit fekal.”, kështu shkruan në faqen zyrtare të Komunës së Gostivarit.

Në bazë të metodologjisë që ndjek Agjencia e Lajmeve Zhurnal mund të konstatohet se ky premtim është përmbushur plotësisht.

Poashtu gjatë inspektimit që ka bërë Agjencia e Lajmeve Zhurnal, edhe për premtimin e dhënë të kryetarit të Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, banorëve të Lagjes së Vreshtave në Banjicë të Poshtme dhe në bazë të medotologjisë që ndjek Zhurnal është konstatuar se premtimi është përmbushur plotësisht.

“Bazuar në programin investues për vitit 2015, Komuna e Gostivarit ka vijuar me realizimin e projekteve urbane. Aktiviteti i radhës është ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza si dhe ndërrimi i gypit të ujësjellësit në lagjen e quajtur “Vreshtat”, në fshatin Banjicë të Poshtme, respektivisht rrugës për në fshatin Simnicë.

I pranishëm në fillimin e punimeve ishte kryetari i komunës, Nevzat Bejta i cili potencoi se: “Me këtë investim zgjedhim problemin e ujit dhe kanalizimit të ujërave të zeza për 70 amvisëri dhe disa kapaciteteve afariste që kryejnë veprimtarinë e tyre në këtë pjesë të qytetit.

“Atë që e kemi premtuar edhe e realizojmë, ne punojmë në bazë të programit dhe sot jemi në fshatin Banjicë e poshtme. Banorëve të kësaj pjese u kishim premtuar se do ta bëjmë ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza, pasi kjo lagje 40 vite. Shpesh ndodhte që ujërat e zeza të derdheshin nëpër rrugën e cila lidh fshatrat Simnicë, Gjenovicë dhe qytetin. Që ti shmangemi kësaj problematike dhe që të mos vijë deri tek ndonjë sëmundje epidemike, ndërmorëm realizimin e projektit. Ndërmarrja komunale është duke i realizuar punimet në terren”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike, Memedali Xhaferi njoftoi se investimi kushton 5.500,000 denarë apo rreth 90.000 euro.

“Kanalizimi realizohet me gjatësi rreth 630 metra, dhe po ashtu bëhet ndërrimi i gypit të ujësjellësit, sepse, si pasoj e gypave të vogël të ujit për pije banorët e këtij lokaliteti kishin edhe mungesë të ujit të pijshëm. Gypat nga f 50 zëvendësohet me f 100 po ashtu me gjatësia 630 metra. Do të bëhet edhe montimi i 3 hidrantëve kundër zjarrit”, tha mes tjerash Xhaferi.

Ky investim për banorët e lokalitetit në fjalë u vlerësua lartë jo vetëm për nga aspekti ekologjik dhe shëndetësor, por edhe nga aspekti material. Për gati 40 vite, që se ka filluar të popullohet kjo lagje, banorët ishin detyruar të bëjnë shpenzime të shumta financiare për pastrimin e gropave septike.”, kështu shkruan në faeqn zyrtare të Komunës së Gostivarit që mban datën e 29 Shtator – 2015./Zhurnal.mk

 

You might also like More from author