Naim Bajrami i Aleancës për Shqiptarët, kandidat për kryetar të Qytetit Shkupit

Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët mbrëmë ka vendosur që ta nxjerr si kandidat për qytetin e Shkupit, Naim Bajramin, i cili aktualisht është zëdhënës në Qeverinë e Maqedonisë.

“Është një politikë e re që e promovon Aleanca për Shqiptarët, qëllimi i kandidimit është politik, gjegjësisht për të faktorizuar votën shqiptare, për të faktorizuar shqiptarin në Qytetin e Shkupit dhe të mos lejojmë që partitë maqedonase të bëjnë pazare me klane dhe grupe të caktuara për keqpërdorimin e votës shqiptare”, thotë Bajrami për Portalb.mk.

Në pyetjen nëse kandidimi i tij do të përkrahet nga partitë shqiptare, Bajrami thotë se ata do të dalin vetëm si Aleancë për Shqiptarët.

Ndryshe, Bajrami është i diplomuar në shkenca politike dhe është pranë mbarimit të masterit për marrëdhënie të jashtme dhe diplomaci. Përveç gjuhës maqedonase, ai e flet mirë anglishten dhe spanjishten.

You might also like More from author