Ministri Saliji priti në takim ambasadoren gjermane, Althauzer

Ministri i drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim protokolar me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë Ekselencën e Saj Dr. Kristinë Althauzer.

Në takimin e zhvilluan në Ministrinë e drejtësisë minsitri Saliji falënderoi ambasadoren dhe shtetin gjerman për ndihmën dhe mbështetjen permanente për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Veç kësaj, ministri i drejtësisë njoftoi ambasadoren për hapat e ndërmarrë nga Ministria e drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë në drejtim të realizimit të synimit më madhor, integrimit të shtetit në Bashkimin Europian dhe NATO.

Ambasadorja e Gjermanisë, uroi ministrin për postin e marrë si dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për mbështetje të reformave të parapara nga qeveria e Republikës së Maqedonisë, reforma këto që duhet ta plotësojnë këtë frymë të re të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara vitin e kaluar.

You might also like More from author