Lladrovci takon përfaqësuesit e bizneseve në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci priti në takim përfaqësuesit e bizneseve që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në territorin e Komunës së Drenasit.

Kryetari Lladrovci i falënderoi përfaqësuesit e bizneseve për punën dhe aktivitetin e tyre që ushtrojnë në zhvillimin ekonomik të Drenasit dhe në punësim. Ai i ofroi bizneseve bashkëpunim nga Komuna për një klimë më të favorshme në operimin e bizneseve të tyre.

Takimi u zhvillua në klimë shumë miqësore. Kryetari Lladrovci u përgjigj në kërkesat e përfaqësuesve të bizneseve dhe iu premtoi që brenda ligjit do t’ju ndihmoj.

Gjithashtu i njoftoi edhe për mundësinë e shpejtë që do të bëhet në Parkun e Biznesit të Ri, ku ata dhe miqtë e tyre brenda dhe jashtë Kosovës do të kenë mundësi të bëjnë investime në ushtrimin e veprimtarive të bizneseve të tyre.

Gjithashtu Kryetari Lladrovci ftojë përfaqësuesit e bizneseve të marrin pjesë edhe në takimin e radhës – Tubim me publikun që do të mbahet më 23.06.2017.

You might also like More from author