Ligji për gjuhët, Xhaferi dha pauzë në fillim të seancës

Vetëm 5 mintua që nga fillimi i seancës së sotme kuvendore, në të cilën pikë e parë është ligji për gjuhët, deputetët e VMRO-DPMNE-së, kërkuan pauzë një orësh.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaeri, nuk u ka lejuar dhe tha se nuk kanë të drejtë për pauzë, gjë që ka shkaktuar reagim në sallë te deputetët e partisë së Nikolla Gruevskit.

Koordinatorja e njërës prej grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, Bllagica Laskova, tha se Xhaferi e shkelë rregulloren.

“Mos hidhni vaj në zjarr, të mos e përsërisim situatën e djeshme. Mos e shkelni procedurën, në pajtueshmëri me rregulloren kam të drejtë të kërkoj pauzë”, tha Llaskova.

Edhe përskaj insistimeve të saj, Xhaferi e hodhi poshtë kërkesën. Në vend të saj, ai kërkoi listë të paraqiturve për fjalë.

Pasi që deputetja insistoipër pauzë, dhe nuk e lëshonte foltoren, Xhaferi megjithatë vendosi që të japë pauzë prej një orëve, pas së cilës do të vazhdojë debati për këtë ligj.

Ndryshe, diskutimi i sotëm për ligjin e gjuhëve i ka paraprirë përleshjeve verbale të djeshme ndërmjet deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

Krahas asaj që opozitarja VMRO-DPMNE kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës ligji i gjuhëve, ata me procedurale dhe pauza tentojnë ta zvarrisin edhe miratimin e ligjit.

Kundërshtimet ndaj ligjit të gjuhëve vijnë për shkak se i njëjti mban flamurin evropian, i cili mundëson miratim të tij me procedurë të përshpejtuar dhe pa debat të gjerë publik.

Për këtë, VMRO-DPMNE-ja vlerëson se i njëjti është antikushtetues.

Debati në seancë kuvendore vjen pas tre ditësh debat në Komisionin për Çështje Evropiane dhe pas dy ditës debat në Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive.

Akademikët Shqiptarë Vlerësuan Se Ligji Ka Baza Kushtetuese.

Me propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve avancohet përdorimi i gjuhës shqipe përveç në nivel lokal, edhe në atë pushtetin qendror, si gjuhë që e flasin 20% e popullsisë së përgjithshme.

You might also like More from author