“Legjenda” e purove të Uinston Çërçillit

Imazhi klasik i Uinston Çërçillit, përfshin një puro gjigante të mbërthyer në mes të buzëve. Çërçilli u dashurua pas purove kur si një djalosh i ri udhëtoi për në Kubë, për të raportuar si gazetar mbi një kryengritje të vazhdueshme të vendasve kundër qeverisë koloniale spanjolle. Për pjesën tjetër të jetës së tij, ai tymoste 8 ose 9 puro çdo ditë.

Megjithatë, ai pothuajse nuk e hidhte kurrë bishtin e saj, duke preferuar që ta përtypte pjesën e mbetur, dhe pastaj të ndizte një tjetër. Për të parandaluar lagien e puros, Çërçilli shpiku “bellybando”-n, një shirit letre ngjyrë kafe që rrinte ngjitur, derisa puroja të ishte konsumuar plotësisht.

Në çdo kohë në shtëpinë e tij kishte 3- 4.000 puro, kryesisht të markës së tij të preferuar ‘Romeo dhe Julieta’. Purot mbaheshin në kuti që quheshin “të mëdha” ose “të vogla” dhe “e mbuluar” ose “e zhveshur”. Ato kryesisht ia dhuronin, gjë që e ndihmonte të mos shpenzonte shumë në këtë aspekt. (Një nga shërbëtorët e tij vërente se “në dy ditë konsumi i tij i purove, ishte e barabartë me pagën e saj javore”).

Në një rast, presidenti i Kubës i dhuroi Çërçillit 2.400 puro të cilësisë të lartë, edhe pse ekipi i tij paranojak i sigurisë, këmbënguli që një puro nga çdo kuti të dërgohej në Britani për t’u testuar se mos ishin të helmuara. Ndoshta historia që e ilustron më së miri dashurinë e tij ndaj puros, ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ai përdorte një maskë të veçantë oksigjeni, të dizejnuar në mënyrë të tillë që të mund të vazhdonte të pinte purot e tij, edhe gjatë fluturimeve në lartësi të mëdha.

You might also like More from author