Land Rover i rrallë i vitit 1958 del në ankand

Një Land Rover shumë i rrallë me zinxhirë tanku pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm më një vlerë prej 50.000 pound.

Mjeti i rrallë u modifikua (iu ndryshuan gomat me zinxhirë tanku), pak pasi u prodhuan në vitin 1958.

Modeli, i cili ka një motor me benzinë 2.286cc, është krejtësisht i ligjshëm në rrugë dhe është i aftë që të kalojë përmes lumejve e kënetave moçalore. Megjithtë ka një dobësi pasi shpejtësia maksimale e tij është 56 km/h.

Historia e plotë e Land Roverit është e panjour por ka kaluar shumë kohë në Norvegji dhe Gjermani përpara se të kthehej në Britaninë e madhe vitin e kaluar.

You might also like More from author