Ky është Ministri më i pashëm i qeverisë Haradinaj (Foto)

Me plot të drejtë mund të renditet si i pari i qeverisë Haradinaj. E kjo për nga pamja, sepse të flitet për punën, është ende herët.

Bëhet fjalë për Ministrin e ri të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Hasani, i pashmi i anamoravës, mbetet edhe Ministri më i pashëm në qeverinë e re, shkruan Kolona.info.

Një biznesmen i suksesshëm, mund të jetë një arsye e mjaftueshme që atij iu besua Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e re.

Bajram Hasani, fillimisht ishte anëtar i Kryesisë së Nisma për Kosovën,  deputet në listën e PDK-AAK-NISMA.

Ai vjen nga Gjilani dhe ka vetëm 34 vjet.

Ekonomisti dhe politikani i ri ka qenë njëri prej zërave kundërshtues të demarkacionit dhe asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zyrtari i lartë i Nisma-s dhe anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit u ka premtuar qytetarëve të Republikës se do të punoj fuqishëm në zhvillimin e ekonomik të vendit.

Ndërsa tani që zotëron edhe Ministrinë e Tregtisë ka një mundësi shtesë për të punuar më shumë për vendin.

Në vazhdim mund të shihni disa fotografi të Ministrit të ri.

You might also like More from author