Kualifikimet për KB 2018: Maqedonia mysafire në Izrael, Lihtenshtajni në Shqipëri

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll, sonte në Haifa kundër Izraelit do ta zhvillojë ndeshjen e shtatë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi, ndërsa sonte gjithashtu do të zhvillohen edhe ndeshjet midis Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit si dhe Spanjës dhe Italisë.

Dueli Izrael – Maqedoni i cili është në kuadër të grupit G do të fillojë prej orës 20:45, termin në të cilin do të zhvillohet edhe derbi i xhiros midis Spanjës dhe Italisë, ndërsa paraprakisht në orën 18 do të luajnë Shqipëria dhe Lihtenshtajni e cila ndeshje do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Në dy pozitat e para të tabelës në këtë grup janë Spanja dhe Italia me nga 16 pikë, para Shqipërisë dhe Izraelit të cilat i kanë nga 9, ndërsa Maqedonia i ka 3, ndërsa Lihtenshtajni i cili është i plasuari i fundit është pa asnjë pikë të fituar.

Krahas këtyre takimeve sot do të zhvillohen edhe ndeshjet në grupet D dhe I.

Grupi D: Serbia – Moldavia, Gjeorgjia – R. e Irlandës dhe Uellsi – Austria.
Tabela: Serbia 12, R. e Irlandës 12, Uellsi 8, Austria 8, Gjeorgjia 3, Moldavia 2.

Grupi I: Finlanda – Islanda, Ukraina – Turqia dhe Kroacia – Kosova.
Tabela: Kroacia 13, Islanda 13, Turqia 11, Ukraina 11, Finlanda 1, Kosova 1.

Me këto ndeshje do të kompletohet raundi i shtatë në Kualifikimet e mundialit, ndërsa i teti do të fillojë prej nesër.

You might also like More from author