Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim delegacionin e Gardës nacionale të Vermontit, gjeneral majorin Steven A. Cray

Kryetari i kuvendit z. Talat xhaferi, priti në një takim delegacionin e Gardës Nacionale të Vermontit, të udhëhequr nga Gjeneral Major Steven A. Cray, komandant i Gardës Kombëtare të Vermontit.

Në këtë takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin që kanë me Maqedoninë, sfidat në shumë sfera që përjeton vendi.

Gjatë takimit u përshëndet bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet pjesëtarëve të Armatës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Gardës Nacionale të Vermontit, i cili bashkëpunim zhvillohet nëpërmjet Programit partner prej vitit 1993 dhe në të cilin kanë marrë pjesë mbi 4500 pjesëtarë të MB dhe ARM në trajnime për përmbushjen e standardeve të NATO-s. Si veçanërisht i suksesshëm ishte vlerësuar misioni “Feniks 10” në Afganistan në vitin 2010, ku pjesëtarët e ARM-së si pjesë e forcave qëllimore kryenin detyrat më të ndërlikuara krah për krahu me partnerët amerikan dhe ishin vlerësuar me notat më të larta. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi i informoi mysafirët edhe për gjendjen momentale dhe për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u ndal edhe në përkrahjen e njëzëshme të deputetëve për Vendimin për sistemimin e ushtarëve në Misionet paqësore të NATO-s dhe përkrahjen e lartë të publikut për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE. Kryetari Xhaferi, shprehu shpresë se viti 2018 do të jetë viti i ngjarjeve pozitive në Republikën e Maqedonisë, ndër të cilat edhe anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO. Gjeneral majori Stiven Krej theksoi se Republika e Maqedonisë është ngushtë e ndërlidhur me NATO-n dhe se ka mbështetje të plotë dhe të fuqishme nga SHBA në rrugëtimin e saj kah anëtarësimi i plotfuqishëm në Aleancë. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për numrin më të madh të aktiviteteve të planifikuara në fushën e mbrojtjes për vitin 2018 dhe shprehën shpresë se bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral i cili është shembull për bashkëpunim ndërmjet vendeve miqësore, që janë edhe partnerë strategjik, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

You might also like More from author