Kryeparlamentari Xhaferi pret në takim Bërglez, Sllovenia mbështet Maqedoninë për anëtarësimin në BE dhe NATO

Kryetari i kuvendit z. Talat Xhaferi priti homologun e tij kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Millan Bërglez që po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, ky i njejti u prit me nderimet më të larta shtetërore nga homologu i tij, Talat Xhaferi, dhe pas takimit të dy zyrtarët thanë së do të shtojnë përpjekjet e tyre që bashkëpunimi mes dy shteteve të thellohet akoma më shumë.

Kryeparlamentari Xhaferi, në konferencën për mediat pas takimit tha se homologu e tij slloven e ka njoftuar për punën e Kuvendit dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, por edhe për dinamikën e punës së Kuvendit të paraparë me planin 3-6-9 të prezantuar nga qeveria kohë më parë.

“Për sa i përket bashkëpunimit dypalësh, ai është i mirë, por duhet të thellohet dhe të zgjerohet sidomos në pjesën ku ne si kryetarë të Kuvendeve mund të kontribuojmë, për diplomacinë parlamentare”, tha Xhaferi. Xhaferi tha më tej se me mysafirin nga Sllovenia kanë biseduar edhe për përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, për çka falënderoi Bërglezin për ndihmën që Sllovenia ia jep Maqedonisë, ndërkohë që ky i fundit ka falënderuar Maqedoninë për punën e saj në përballje me krizën e emigrantëve.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Milan Bërglez, nga ana e tij tha se Sllovenia ka qenë dhe gjithmonë do të jetë në anën e Maqedonisë në rrugëtimin e saj euroatlantik. “Për çështjen e përfshirjes në integrimet euro-atlantike, Republika e Sllovenisë ka qenë dhe do të jetë mbështesë e pa kushtëzuar e Maqedonisë. Gjithashtu, në emër të Republikës së Sllovenisë dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, dua të falënderoj për ndihmën në zgjidhjen e krizës së emigrantëve”, tha Bërgles. Ai tha më tej se dalja e vendit nga kriza politike garanton punë më të mirë të institucioneve.

You might also like More from author