Kryeparlamentari Xhaferi: Edhe opozita në Maqedoni do të pranojë zyrtarizimin e shqipes

Opozita në Maqedoni do të reflektojë kundrejtë nevojës për miratimin e Projektligjin për përdorimin e gjuhëve.

Sipas kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, kjo do të ndodhë për shkak se rregullon raportet midis komuniteteve më të mëdha në Maqedoni.

“Janë çështje që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe është në favor edhe të komunitetit maqedonas që kjo çështje të rregullohet,” shprehet Xhaferi.

Ai përmend edhe arsye tjera se pse opozita do të pajtohet me këtë projektligj.

You might also like More from author