Kryeministri Zaev nën hijen e kameleonit, gjuha maqedonase e vetmja gjuhë zyrtare

Propozim-Ligji për gjuhën shqipe , përdorimi i saj në të gjitha institucionet e vendit është bërë temë diskutimi në Parlament, në shoqëri dhe në mbarë kombin shqiptar në Maqedoni, shkruan Zhurnal.

Mirëpo politika groteske dhe demagogjitë e shumta çojnë në mëdyshje shqiptarët se sa është i aftë dhe i drejtë kryeministri Zaev së  bashku me partitë e tjera maqedonase, ta pranojnë dhe ta respektojnë këtë ligj që na takon me çdo kusht.

Valon Kurtishi, kryetar i Shoqatës “Illyricum LIbertas” dhe njëherit përfaqësues i shoqërisë civile thekson se deklarata e Zoran Zaev çon lartë vetëm gjuhën sllave, gjegjësisht, vetëm gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Sipas tij, gjuha shqipe neglizhohet nga Kongresi botëror maqedonas, i cili është kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe, sepse këtu vërehet ndarja e shtetit, apo copëtimi i tij, që është absurde për popullin maqedonas. Kurtishi thotë se 30 % e shqiptarëve janë shumicë , ligji është i patjetërsueshëm si në çdo vend të Evropës ku gjuha e 30% të atij etniteti është zyrtare.

Porosia e Valon Kurtishit vlerëson lartë zyrtarizimin e gjuhës shqipe, meqë në këtë mënyrë kemi ekzistencë të shtetit dhe bashkëjetesë mes kombit shqiptar, ku jetojme dhe veprojmë në Maqedoni, vlerësoi Kurtishi, i cili i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët, në cilësinë e përfaqësuesit të sektorit civil.

Dilemat e këtyre mes përfaqësuesve të ndryshëm janë evidente dita ditës.Se si do luan Zaevi me ligjin e gjuhës shqipe, mbetet të shohin në të ardhmen.Shpresohet për të mirën e vendit, dhe jo të merr rolin e kameleonit, sepse populli shqiptar dhe mbarë opinioni tanimë disa herë kanë shkelur në dërrasë të kalbur, ata me pietet dhe ndershmëri presin të miratohet gjuha e të parëve tanë, Gjuha shqipe në Maqedoni.

You might also like More from author