Konferencë për prëforcim të aktivizmit qytetar përmes arsimimit medial

Konferencë përfundimtare dhe panel diskutim për arsimim medial do të mbahet sot në Shkup në organizim të shoqatës për zhvillim të sipërmarrësisë dhe turizmit “Koncept plus”.

Në panel diskutim, siç është paralajmëruar, do të flasin redaktori në “Slloboden peçat”, Zharko Jordanovski, Stole Naumov nga Shoqata e gazetarëve të Maqedoni, drejtori në Koalicionin e organizatave rinore “SEGA” Zoran Ilieski dhe kryetari i “Koncept plus” Sinisha Pekevski.

Konferenca është në kuadër të projektit “Përforcimi i aktivizmit qytetar përmes arsimimit medial”, që financiarisht është i mbështetur nga programi për mbështetje të shoqërisë civile të Civika mobilitas.

You might also like More from author