Komandanti Stiven Krej në takime me Ivanovin dhe Xhaferin

Gjeneral-majori Stiven Krej, komandant i Gardës nacionale të shtetit federal amerikan Vermont, sot do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Stiven Krej, i cili deri më 17 shtator në Maqedoni e kryeson delegacionin ushtarak të Gardës nacionale të Vermontit, sot do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, si dhe me anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri.

Delegacioni i kryesuar nga Krej dje kishte takim me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Metodija Veliçkovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

You might also like More from author