Kjo është vajza 23 vjeçare nga Gostivari që humbi jetën tragjikisht në Itali (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë më parë në Itali, respektivisht në lokalitetin e quajtur San Sebastiano. Një vajzë nga fshati Negotinë i Gostivarit ka ndërruar jetë aksidentalisht, pasi i ka rënë dera e oborrit të shtëpisë.

Më datë 30.07.2017, në lokalitetin San Sebastiano, aksidentalisht i ka rënë dera e oborrit të shtëpisë dhe ka vdekur A. Arbutina 23 vjeç. Policia ka kryer ekspertizë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit, si ngjarje aksidentale, shkruajnë mediat italiane.

Në rrjetet sociale po qarkullon kjo foto e bashkangjitur më poshtë.

You might also like More from author