Kim Jong-un fton mbarë botën: Ejani të vizitoni Korenë e Veriut

Pak pas vdekjes së studentit amerikan Otto Warmbier, i cili u lirua në gjendje kome nga burgjet koreano-veriore, Kim Jong-un ka hapur një faqe interneti që fton turistët e huaj për të vizituar shtetin diktatorial.

Faqja e quajtur “DPR Korea Tour Site“reklamon mbi të gjitha rivierën koreane, malet dhe qytetet urbane.

Ajo ofron gjithashtu informacione shtesë në gjuhën koreane, angleze, kineze, ruse dhe japoneze.

Nuk janë të paktat agjencitë turistike që shprehen se Koreja e Veriut është një vend majft i bukur, por një pjesë e madhe e turistëve të huaj janë arrestuar  dhe janë dënuar me burgje dhe punë të detyrueshme nëpër kampe.

Ministria e jashtme amerikane ka paralajmëruar qytetarët e saj që të kenë kujdes me vizitat në Korenë e Veriut, ashtu si edhe  shumë vende tjera, mes tyre edhe Gjermania.

Në dhjetë vitet e fundit diktatoret e Koresë së Veriut kanë arrestuar 16 qytetarë amerikanë . Autoritet vendase nuk lejojnë fotografimin apo incizimin dhe grupet turistike janë gjithnjë të vëzhguara nga forcat vendase.

You might also like More from author