Kështu duhet të përgatiteni për Ramazan

Shumë njerëz mendojnë se nuk do ta kenë të vështirë nisjen e agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit, por planifikimi do ta bënte këtë edhe më të lehtë.

Pasi që muaji i Ramazanit është afër, më poshtë janë disa këshilla nga “alarabiya.net” se si ta bëni gati trupin tuaj për të qëndruar i fortë gjatë ditëve të muajit të shenjtë.

Konsumimi i ushqimit – Niseni me racione mesatare. Mos e teproni dhe mos hani shumë pasi që Ramazani po afrohet. Kjo vetëm do ta rrisë apetitin tuaj dhe do ta bëjë më të vështirë agjërimin.

Mëngjeset e hershme – Gjatë Ramazanit, njerëzit zgjohen herët për Syfyr, pas të cilit nuk duhet të hanë për disa orë. Është e rëndësishme të mos shmanget mëngjesi i hershëm këto ditë. Nëse nisni në këtë mënyrë nga tani do ta bëni më të lehtë qëndrimin pa ushqim, sidomos nëse jeni person që e pëlqeni mëngjesin.

Mos hani mes racioneve – Mësojeni trupin me tri racione – mëngjes, drekë dhe darkë. Shmangni ushqimet në mes tyre. Gjatë Ramazanit duhet të mësoheni me vetëm dy racione, Syfyri dhe Iftari. Kjo është mënyra më e lehtë sepse kur të nisni agjërimin iu duhet të shmangni vetëm një racion.

Reduktojeni pirjen e kafesë – Nëse jeni fans i kafesë dhe nuk mund të duroni dhimbjen e kokës gjatë ditëve të para të agjërimit, duhet të reduktoni kafeinën dalë nga dalë, duke nisur sa më herët.

Shmangni pirjen e duhanit – Konsumuesit e duhanit që nisin Ramazanin pa përgatitje fitojnë simptoma të rënda në ditët e para të agjërimit. Nervozizmi, stresi, mos-përqendrimi dhe shqetësime tjera i shoqërojnë këta persona gjatë gjithë kohës që nuk kanë të drejtë të pinë cigare. Për të shmangur këtë duhet të minimizoni pirjen e cigares. Ramazani është mundësi e mirë për të larguar përgjithmonë pirjen e duhanit.

Prova – Asgjë tjetër përpos praktikës nuk mund t’ju ndihmojë më shumë për Ramazan. Provoni disa ditë agjërim para Ramazanit për të mësuar trupin tuaj.

Rregullojeni gjumin – Nëse zakonisht flini vonë dhe zgjoheni vonë, nisni rregullimin e gjumit që nga tani. Nëse jeni person që flini herët, provoni gjumë të shkurtër pasdite dhe flini pak më vonë gjatë mbrëmjes. Cilëndo veti që ta keni nisni ta përmirësoni për të pasur më lehtë zgjimin për Syfyr.

Furnizohuni me ushqime – Planifikoni racionet për Ramazan. Gjatë ditëve të para do ta keni më të vështirë përshtatjen, transmeton koha.net. Përgatitni menynë për Iftar dhe Syfyr për shtatë ditët e para, pasi që jeni plot energji akoma.

Konsultë me mjekun – Nëse keni shqetësim për gatishmërinë tuaj për agjërim, për shkak të presionit të lartë të gjakut ose diabetit mirë bëni që të konsultoheni me mjekun. Ai do të tregojë nëse jeni në gjendje të agjëroni apo jo.

You might also like More from author