Kandidati i BDI-së Ganiu sot viziton banorët tek rruga e plastikave në Shkup

Kandidati i BDI-së për komunën e Çairit Visar Ganiu sot ka qëndruar në një takim me banorët në zonën e rrugës së plastikave në Shkup, transmeton Zhurnal.mk

Ai me këtë rast është takuar edhe me afarist të kësaj zone duke thënë se mirëqenia ekonomike është një nga segmentet më të rëndësishme për secilin qytetarë.

“Mirëqenia ekonomike dhe rrjedhimisht me këtë standardi jetësor i qytetarëve është një ndër  segmentet më të rëndësishëm në jetën e secilit qytetarë. Në këtë drejtim,  bizneset e vogla dhe të mesme kanë një rëndësi të posaçme, përkrahja e tyre  mund të jetë një faktor i rëndësishëm  që do shkaktojë rezultate pozitive. Kjo dhe është arsyeja që një ndër synimet e mija kryesore do të jetë bashkëpunimi me ju. Dera ime gjithmonë do jetë e hapur për problemet e juaja dhe zgjidhjet do i vendosim bashkarisht”, ka thënë kështu Ganiu.

You might also like More from author